Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo të hënën do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, raporton Klan Kosova.

Më këtë rast ajo do të paraqesë detaje të Planit të Rritjes për rajonin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume