Në ngjyrat karakteristike blu-kuqe të Spiderman, qindra argjentinas të të gjitha moshave dhe gjinive u mblodhën në monumentin ikonik Obelisk, në Plaza de la República, në Buenos Aires.

Ata tentuan që të vendosnin një rekord të ri botëror për Guines. Deri më tani rekordi është fituar nga Malajzia qershorin e kaluar, me 685 Spiderman të mbledhur në një aktivitet të tillë.

Ende nuk është konfirmuar nga zyrtarët e rekordeve botërore Guinness nëse ia kanë arritur qëllimit, por organizatorët thonë se më shumë se 1000 njerëz morën pjesë, kështu që ata me siguri thyen rekordin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume