Një 24-vjeçar është milioneri më i ri në euro në Maqedoninë e Veriut, njoftoi drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevksa, shkruan TV21. Ndërkaq një 77-vjeçar është milioneri më i moshuar në euro në vendin tonë.
“24-vjeçar është milioneri më i ri në euro për vitin 2022, me të ardhura të realizuara dhe të paraqitura nga jashtë në shumë prej 61,6 milionë denarëve, ndërsa personi 77-vjeç me të ardhura të realizuara prej 92.9 milionë denarë të ardhura, është milioneri më i moshuar në euro”, theksoi Llukarevkska.