Ish kryetari i Aleancës për Shqiptarët, njëherit kryetar i kuvendit, Ziadin Sela së bashku me nënkryetaren, njëherit deputete e ASH-së, Ilire Dauti dhe deputeten Artina Qazimi, kanë takuar anëtarët dhe anëtaret e reja të cilët periudhën e fundit i janë bashkangjitur ASH-së në Tetovë..

Drejtuesit e ASH-së, të shoqëruar edhe nga disa aktivist lokal kanë pirë një kafe me anëtarët më të rinjë dhe kanë bërë foto të përbashkët për prezentimin e tyre.

Deputeja Dauti në postimin e saj shkruan:

Tetova është gjer aty ku mendohet për të! Faleminderit Ziadin Sela që erdhet në mesin e njerëzve që ju japim e na japin shpresë!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume