Gjykata e Apelit ka shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, përcjell TV21. Gjykata ka pranuar garancinë e ofruar nga i akuzuari si masë për sigurimin e prezencës së tij. Rashkovskit u dënua për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare si dhe për pastrim parash në rastin “Softuerët”. Aktgjykimi nuk është përfundimtar dhe rasti është në Gjykatën e Apelit. Rashkovski si garanci që nuk do të arratiset, ka ofruar 192 mijë euro.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume