Kosova të shtunën do të ketë përballë Zvicrën në ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionat Evropian.

“Dardanët” sot do të zhvillojnë seancën e fundit në Kosovë, para se të nisen drejt Baselit.

LEXO EDHE:
UEFA ‘fal’ Serbinë, dueli vendimtar për Euro 2024 do të luhet me tifozë
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se stërvitja e Kosovës do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali duke filluar nga ora 11:00.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluara, gjithçka është ende e hapur në Grupin I.

Katër skuadra mund të kualifikohen në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Kosova i bërë një nder të madh Zvicrës e Rumanisë, duke e mposhtur Izraelin, por, “Helvetikët” nuk e shfrytëzuan dhe u ndalën në një barazim 1-1 nga skuadra izraelite.

Zvicra kryeson Grupin I, por nuk kanë siguruar ende kualifikimin.

Skuadra e Granit Xhakës ka 16 pikë, po aq sa ka edhe Rumania e vendit të dytë.

Izraeli mbetet i treti me 12 pikë, ndërsa Kosova është e katërta me 10 pikë.

Bjellorusia dhe Andorra janë në dy vendet e fundit dhe nuk kanë mundësi të kualifikohen.

Ndeshja ndërmjet Zvicrës e Kosovës zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.