Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial sot po protestojnë para Gjykatës Civile në Shkup.

Protesta i referohet praktikës gjyqësore me vendimin ndaj IRL-së, ku gjykata i vuri vetes rolin të vendoste se kush lejohet dhe kush nuk lejohet të punojë si gazetar.

“Ne besojmë se me këtë aktgjykim është bërë një padrejtësi, fakt për të cilin vendosëm të shprehim mendimin e gazetarëve”, thuhet në thirrjen për protestë si nga SHGM ashtu edhe nga SPGPM.

Kësaj thirrjeje iu bashkua edhe Instituti për Media dhe Analitikë IMA, i cili shprehu mbështetjen e parezervë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume