“Kam shijuar një pikë të këtij uiski. Është i pasur me fruta të thata, ka një shije piper dhe ‘drunore’”, tha Johnny Fowle nga shtëpia e ankandit e sipërpërmendur.

Ai shtoi se është mbajtur në fuçi lisi për 60 vjet, gjë që pasqyronte ngjyrën e saj. Imazhi në shishe është vizatuar nga piktori italian Valerio Adami.

“Macallan 1926 është uiski që çdo ankand dëshiron të shesë dhe çdo koleksionist dëshiron të zotërojë,” tha Fowle.

Ekspertja e uiskit Macallan, Kirstin Campbell tha se ishte një moment shumë i veçantë për të marrë pjesë në hapjen e kësaj shishe. Shpresoj që pronari i ri të gëzojë këtë privilegj.

Janë gjithsej 12 shishe uiski Macallan nga viti 1926. Njëri u thye në tërmetin e vitit 2011 në Japoni, dhe të paktën një tjetër besohet të jetë hapur dhe thyer.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume