Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në Laprakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:50.

Sipas policisë, dyshohet se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe për pasojë janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al