Babai i 14-vjeçares së vrarë brutalisht Vanja Gjorçevska, Aleksandar Gjorçevski, sonte do të dërgohet në burgun hetimor në Shuto Orizarë. Gjykata penale, pranoi kërkesën e prokurorisë për 48 orë paraburgim.

Sipas deklaratave të tre bashkëpunëtorëve të Ljupço Palevskit, Aleksandar Gjorçevski i ka njoftuar për rutinën e saj të përditshme, për orën kur ajo do të shkonte në shkollë në mëngjes kur e kishin rrëmbyer dhe se do të ishte vetëm pa motrën e saj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume