Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk ka mundur të marrë pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt për shkak se ndodhet në vizitë në Kinë.

Por ai ka shprehur sërish ngushëllime për familjen e së ndjerës, duke thënë se familja e tij ka pasur miqësi të mirë me Liridonën.

Përndyrshe, Pacolli gjatë kohës sa ishte në Qeveri e kishte këshilltar të jashtëm, Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

”Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot”.

“Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget Kinë ( familjardt e bashkepuntoret e mi vazhdojne te qëndrojnë afer familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua)”.

“Unë xhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë. U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”, ka shkruar Pacolli në Facebook, të hënën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume