Duket që situata në Bashkësinë Fetare Islame është tejet e rëndë, sidomos kur bëhet fjalë për Myftininë e Tetovës. Gjatë ditës së sotme Qani Nesimi, siç thotë Myftiu legal i Tetovës, mbajti konferencë për mediat ku deklaroi sërish se sipas Kushtetutës së BFI-së shkarkimi i tij është kryer në mënyrë jolegale, ndërkaq argumentoi se edhe emërimi i u.d. myfti i Tetovës është jo legal, sepse vetë Kushtetuta e BFI-së nuk parashe Ushtrues Detyre të Myftiut.

Përkrah kësaj, gjithë ngjarja duket që mer edhe konotacion politik. Prof. Dr. Qani Nesimi tha që nga profile fallco po shkruhen statuse që nuk janë të vërteta. Në një hulumtim të TetovaSot, gjetëm se vërtetë ka profile që nxitin urrejtje në BFI dhe shfrytëzojnë situatën e krijuar për etiketime të ndryshme. Këto faqe facebooku në pjesën më të madhe janë mbështetëse të Lëvizjes Besa dhe Kryetarit të Tetovës z. Bilall Kasami. Edhe eksponentë të kësaj partie kanë akuzuar sot Qani Nesimin. Pra shtrohet pyetja se kush e mbron Reisin aktual të BFI-së, apo mos vallë pas tij qëndron Partia Lëvizja Besa, apo ndoshta edhe ndonjë marrëveshje, duke marrë parasysh ndikimin e Myftinisë edhe në zgjedhje politike. Përkrah kësaj, partitë tjera politike nuk janë përzier në punët e BFI-së, pra deri më tani ka pasur një heshtje duke respektuar integritrtin dhe pavarësinë e këtij institucioni.