Me 64 vota “për” Kuvendi në mbledhjen e sotme të 131-të e zgjodhi Jadranka Daboviq-Anastasovskën gjykatëse të Gjykatës kushtetuese.

Daboviq Anastasovska pas zgjedhjes e nënshkroi deklaratën solemne me të cilën obligohet që funksionin ta kryejë me ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe se i respekton Kushtetutën dhe ligjet e shtetit.

Profesoresha e Fakultetit juridik, Jadranka Daboviq-Anastasovska, është zgjedhur me propozim të LSDM-së në vendin e gjykatësit të pensionuar, Jovan Josifovski, mandati i të cilit skadoi në fillim të vitit të kaluar. Daboviq-Anastasovska diplomoi në Fakultetin juridik në Shkup, ku kreu edhe studimet pasdiplomike në të drejtën civile, ndërsa më vonë edhe ka doktoruar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume