“Lëvizja BESA reagon ndaj lajmeve dashakeqëse nga portale të afërta me BDI dhe Artan Grubin që si për qëllim kanë keqinformimin e qytetarëve në lidhje me financimin e Lëvizjes BESA. Në periudhën që është bërë hulumtimi i IRI-it web faqja zyrtare e Lëvizjes BESA ka qenë në përpunim e sipër.
Si Lëvizje BESA, mbetemi të përkushtuar në transparencë dhe llogaridhënie dhe këtë më së miri po e dëshmon udhëheqja jonë në komunën e Tetovës dhe atë të Zhelinës ku indeksi për transparencë na llogaritë me nota maksimale. Për të gjithë ata që duan të dinë se nga financohet Lëvizja BESA, atë e gjeni në webfaqen zyrtare që tashmë është gati, pra www.levizjabesa.mk” thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume