Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka realizuar sot takim me profesoreshën dhe veprimtaren e njohur të çështjes shqiptare zonjën Myqereme Rusi. Mexhiti me këtë rast është shprehur se takimet e tilla, vetëm na japin edhe më shumë elan dhe energji që përfundimisht në vendin tonë të sjellim ndryshimin e madh që të gjithë e presin!

“Çka do që të them për biografinë profesionale e kombëtare si dhe kontributin e zonjës Myqereme Rusi do të ishte pak dhe e pamjaftushme. Atë që dua ta theksoj është se takimet si ky sonte, vetëm na japin edhe më shumë elan dhe energji që përfundimisht në vendin tonë të sjellim ndryshimin e madh që të gjithë e presin!

Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë me Prof. Myqereme, e cila në të gjitha proceset e rëndësishme kombëtare ishte aty, me qëndrimet e saja të fuqishme, e sonte unë tentova sado pak të marr nga energjia, përvoja dhe atdhedashuria e saj! Nuk do t’ju zhgënjejmë. Ndryshimi po vjen”, ka deklaruar Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume