Ashtu siç e potencoi edhe vetë ministri i drejtësisë Krenar Lloga drejtoria e librave amë ka arritur që të bëj Maqedoninë vendin e dytë në botë që i jep fund problemit me personat e paregjistrur dhe kjo ka ardhur si pasojë e punës dhe këmbënguëjes së drejtorit Emir Sulejmani.
Falë përkushtimit dhe punës së palodhshme të Sulejmanit nga sot Maqedonia është vendi i parë në Evropë që e zgjedh këtë problematikë.
Sot, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Dimitar Kovaçevski, Ministrin e Drejtësisë z.Krenar Loga, Kryetaren e Komisionit për Sistemin politik znj.Sonja Mirakovska, zyrtarisht ndamë certifikatat e lindjes personave të paevidentuar, ku ata veç më do ti gëzojnë të drejtat e garantuara me kushtetutë .
Posedimi i dokumenteve personale është një nga të drejtat themelore të njeriut dhe një vlerë demokratike evropiane.
Shumë faleminderit ekipit tim, kolegëve të DULA-së që po e përfundojnë me sukses dhe profesionalizëm projektin, gjegjësisht deri më sot janë zgjidhur pozitivisht gjithsej 409 lëndë dhe pjesa tjetër pritet të përfundojnë deri në fund të vitit👏👏
Faleminderit UNHCR-së dhe OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme që na dhanë për të zgjidhur problemin e personave të pa regjistruar në regjistrin amzë.
#përqytetarin ka shkruar drejtori Emir Sulejmani në FB