Kreu i Lëvizjes Besa, parti kjo që është pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Bilall Kasami thotë se sondazhet e opozitës shqiptare tregojnë se pa marrë parasysh vendimin e Aleancës për Shqiptarët, votuesit e ASH-së do të votojnë opozitën shqiptare, respektivisht LEN-in me në krye me Afrim Gashin, Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin.

“Këtu është çështja edhe sa i përket votuesit të Aleancës dhe në të gjithë këto sondazhe del që votuesi i Aleancës me 2/3 është që të jetë në opozitë dhe me këto votues të Aleancës, raporti është 2 me 1 për LEN. Prandaj edhe një herë e shfrytëzoj rastin edhe sa i përket sondazheve, t’i bëjmë ftesë ASH-së, që sa më shpejtë të vendos të jetë aty ku është votuesi i saj, këtë e di më mirë vet lidershipi i ASH-së. Votuesi i ASH-së nuk shkon me BDI-në, ata mund të shkojnë por votuesi do të jetë me opozitën”, theksoi Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume