Gjergj Bojaxhi, bashkë drejtuesi i projektit “Rrënjët” i cili lidhet me ADN-në e shqiptarëve, së fundmi ka folur për serbët e Kosovës që janë minoritet në vend.

Gjetjet e ADN-së ka avancuar shumë kohëve të fundit, ka thënë Bojaxhi, dhe pos shqiptarët po i bëjnë edhe kombet e tjera, në mesin e tyre edhe serbët.

Ai ka befasuar duke treguar se 45 për qind e serbëve të Kosovës kanë dalur me origjinë shqiptare të sllavizuar.

“Atyre ju ka dalë që gjysma e popullatës që janë sot minoritet serb në Kosovë janë me origjinë shqiptare të sllavizuar. Le themi 45% e serbëve në Kosovë janë shqiptarë të sllavizuar. Gjysma janë sllavë dhe 10% janë gop apo linja të mbetura nga periudha romake, nga pushtimet”, ka thënë ai në Pressing.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume