Është bastisur banesa e politikanit serb Nikolla Sanduloviq që është arrestuar dhe pastaj rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari. Bastisja është bërë me kërkesë të prokurorit dhe miratim të Gjykatës.

Avokati i politikanit serb Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, për RTK ka thënë së banesa e tij është bastisur me arsyetim të sigurimit të provave për veprën penale që është përhapja e urrejtjes nacionale ndaj serbeve.

Me këtë akt, sipas tij, Serbia po e tejkalon Bjellorusinë për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Avokati Stojkoviq në “Lajmet e fundit” në RTK, ka thënë se Sanduloviqin e kanë rrahur keçë dhe se gjendja shëndetësore është jotabile.

Avokati i politikanit Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka treguar ngjarjen në detaje për dhunën dhe linçimin në mediat e kapura nga Vuçiq që i është bërë klientit të tij.

Barcelona fiton me një gol nga penalltia në minutat shtesë
Read more

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume