Gjiganti i teknologjisë, Apple, e ka tërhequr nga tregu përditësimin e ri të sistemit operativ, iOS 17.3 Beta 2, pasi u raportua se softueri i bllokoi iPhoneit e disa përdoruesve.

Dailymail ka shkruar të enjten se disa telefona të mençur të Apple u bllokuan kur instaluan këtë sistem të ri Beta, duke pamundësuar rindezjen e telefonit në mënyrë të sigurt.

Apple e ka prezantuar përditësimin të mërkurën, duke e bërë atë të qasshëm për më pak se 24 orë përpara se problemi të “shpërndahej” me të madhe nga përdoruesit.

Që iPhone të kthehej në funksion, përdoruesit u detyruan të kthenin përditësimin paraprak të sistemit operativ.

Beta konsiderohet fazë fillestare ose në zhvillim e një produkti, kryesisht teknologjik. Produkti është i qasshëm për përdorim, por nuk është tërësisht funksional dhe mund të përmbajë gabime.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume