Një rrjet prostitucioni me të mitur është goditur nga policia greke në Athinë. Janë arrestuar 3 persona; 2 tutorë dhe një klient.

Ky aktivitetet i paligjshëm drejtohej nga një 31-vjeçare shqiptare e quajtur Lorela K., siç shkruajnë mediat greke.

Policia greke thotë se 31-vjeçarja nga Shqipëria kishte krijuar njohje me një vajzë 15-vjeçare në vitin 2022, të cilës i gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet ka rezultuar se Lorela K. e ka shtyrë të miturën për të kryer prostitucion si dhe i kishte marrë një pjesë të parave që kishte përfituar nga aktiviteti.

Tutori i dytë është një 34-vjeçar shqiptar, shok i shqiptares Lorela K., i cili kishte rënë në kontakt gjithashtu me të miturën 15-vjeçare dhe një shoqe të saj 17 vjeçe në Prill të vitit 2023, duke ju gjetur klientë të pasur për takime seksuale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume