ISHP: VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL MBROJTJA MË EFIKASE

Vetëm në javën e parë të vitit 2024, në vendin tonë janë raportuar 1025 raste të gripit apo sëmundjeve të ngjashme me gripin. Të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se numri i të regjistruarve këtë javë, krahasuar me javën e parë të sezonit të kaluar, është rritur me 24.8 për qind.

“Për herë të parë këtë sezon, incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, pra është arritur pragu i hyrjes në sezonin e gripit vetëm gjatë javës së parë të vitit 2024. Në vend u raportuan 1025 raste të gripit apo sëmundjeve të ngjashme me gripin. Numri i të regjistruarve këtë javë, krahasuar me javën e parë të sezonit të kaluar, është rritur me 24.8 për qind, dhe krahasuar me numrin e javës së parë të kurbës tipike të epidemisë – modeluar nga 13 sezonet e fundit, është rritur me 68.8 për qind, dhe krahasuar me numrin e javës së parë të kurbës tipike të epidemisë – modeluar nga 13 sezonet e fundit, është rritur me 6.8 për qind”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sa i përket grup moshave, 544 persona janë të moshës 15-64 vjeç, 233 fëmijë të moshës 5-14 vjeç, 185 fëmijë të moshës 0-4 vjeç dhe 63 personat janë mbi moshën 65 vjeçare. Incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-4 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht të personave që i përkasin të ashtuquajturave grupe të rrezikut, sipas rekomandimeve të OBSH-së, d.m.th të moshuarit – mbi 65 vjeç dhe fëmijët 6-59 muajsh, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, si dhe punonjësit e shëndetësisë.

Deri në javën e parë të këtij viti, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar gjithsej 60.766 persona me vaksinë falas ose komerciale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume