Kryetari Arben Taravari sot priti në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, shkëlqesinë e tij, Jarosllav Ludva.

Në takim kryetari Taravari dhe ambasadori Ludva bashkëbiseduan rreth sfidave me të cilat përballet vendi, me theks të veçantë shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe ndryshimet kushtetuese.

Kryetari Arben Taravari falënderoi ambasadorin çek për mbështetjen e vazhdueshme që e jep shteti çek si partner i dëshmuar i vendit dhe procesit eurointegrues.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume