Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar Zëvendës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien në Davos të Zvicrës.

Kurti tha se O’Brein vlerësoi progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, teka bëri të ditur se ai e njohu përmbajtjen e Kosovës përballë sulmeve dhe provokimeve.

“ShBA-ja është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i qeverisë po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume