Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha se duhet të respektohen rekomandimet e djeshme të KSI-së, përcjell TV21. Mexhiti tha se nuk ka nevojë për panik në lidhje me situatën me gripin sezonal, por bëri apel që qytetarët të kenë kujdes në ambientet e mbyllura.

“Veç me shërbimet sot kam dhënë urdhër, që në të gjitha pjesët hospitale, ku pacientët rrinë nëpër spitale, të ndalohen vizitat në maksimum, deri sa të kalojmë këtë periudhën e gripit”, theksoi Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume