Sot kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi realizoi takim pune me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Igli Hasani.
Ministri Hasani, theksoi mbështetjen e Republikës së Shqipërisë në procesin Euro-integrues të Maqedonisë së Veriut, gjatë takimit u bisedua edhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të vendit si dhe për situatën aktuale politike në vend.
Kryetari Thaçi e siguroi ministrin Hasani se PDSH do të jap kontribut të jashtzakonshëm rreth nevojës së miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe debllokimin e procesit Euro-integrues së vendit, që sa më shpejt Maqedonia e Veriut të hap kapitujt për vazhdimin e rrugës pro Evropiane.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume