Alternativa kërkon sqarime nga institucionet e drejtësisë por edhe nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti se përse akoma nuk është dënuar nipi i tij Drin Ahmeti, pasi pak ditë para Vitit të Ri në veturën e tij u gjet një sasi e konsiderueshme e pushkaliqeve dhe fishekzjarreve. Sipas tyre, për familjarët e Ahmetit, ligji nuk vlen njësoj si për qytetarët e tjerë.

“Kjo është arsyeja që jemi sot këtu, për ta pyetur Ali Ahmetin ku është Drin Ahmeti dhe si bëhet që ligji nuk vlen njësoj edhe për familjarët e tij? Po të mos ishte Drin Ahmeti nipi i Ali Ahmetit ose kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku do të ishte sot ai? Si u bë që një djalosh si Drin Ahmeti të jetë mbi ligjin? Kush është ai gjykatës që për familjarët e Ali Ahmetit ka shpikur dispozita të reja që nuk vlejnë njësoj edhe për qytetarët tjerë?”, tha Behar Emini, Alternativa.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume