Një grua dyzet e nëntë vjeçare ka humbur jetën në aksidentin e djeshëm afër vendkailimit kufitar Tabanocë

Një grua dyzet e nëntë vjeçare nga Kumanova ka mbetur viktimë në aksidentin e djeshëm të trafikut që ka ndodhur në autostradën Kumanovë-Tabanocë, dy kilometra para pikës kufitare Tabanocë, ka thënë sot policia.
– Advertisements –
Aksidenti trafiku në të cilin kanë marrë pjesë tri vetura, njëra prej të cilave me targa të Serbisë, ka ndodhur dje në orën 20.00.
– Në aksident janë përfshirë automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.T.(24) nga Kumanova, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.P.(45) nga Kumanova dhe automjeti i pasagjerëve “Opel”, me me targa serbe, e drejtuar nga G.N.(59) nga Republika e Serbisë. Në aksident L.T.(49) nga Kumanova, pasagjere në veturën “Polo”, ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra, ndërsa mjeku i Emergjencave të Kumanovës ka konstatuar vdekjen e saj, njofton policia.