Kumanovarja fillimisht i kishte mbijetuar përplasjes së parë, u godit për vdekje nga vetura me targa të Serbisë! Prokuroria me detaje rreth aksidentit në afërsi të Tabanocit

Nga Prokuroria kanë dalë me informacionet e para nga aksidenti i djeshëm në rrugën Kumanovë-Tabanoc, ku ndërroi jetë 49-vjeçarja L.T. nga Kumanova, përcjell TV21. Sipas informacioneve fillestare, 49-vjeçarja fillimisht i ka mbijetuar përplasjes mes dy veturave, ka dalë nga automjeti, pas çka është goditur nga automjeti me targa të Serbisë, që po drejtohej nga këngëtari serb Gjorgje Nikoliq.
Në lidhje me: Gruaja 49 vjeçe nga Kumanova ndërroi jetë në aksidentin e djeshëm në rrugën Kumanovë-Tabanoc! I përfshirë në aksident edhe këngëtari serb
“Sipas informacioneve fillestare, përplasja fillestare mes dy veturave, një “Volkswagen Polo” me targa të Kumanovës dhe një “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, është shkaktuar kur me shumë gjasë drejtuesi i njërës prej veturave ka hyrë në autostradë në drejtim të kundërligjshëm. Pas asaj përplasje fillestare, pasagjerja nga vetura me targa të Kumanovës ka dalë nga vetura, dhe në atë moment një veturë Opel Insignia me targa të Serbisë e ka goditur. Gruaja ka pësuar lëndime të rënda nga përplasja, nga e cila ka ndërruar jetë”, thonë mes tjerash nga Prokuroria, duke shtuar se trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion, ndërsa janë marrë prova materiale me qëllim zbardhjen e plotë të rastit.