10,000 vjet më parë, një grup adoleshentësh në Suedinë e sotme përtypnin copa rrëshire thupër, pothuajse në të njëjtën mënyrë si fëmijët sot përtypin çamçakëz.

Ato mbetje u analizuan për të përcaktuar se çfarë hanin njerëzit e asaj periudhe.

Në analizën e shkencëtarëve, u zbuluan mbetjet e mishit të drerit dhe troftës, arra, si dhe se njerëzit e epokës së gurit përpunonin leshin e ujkut dhe dhelprës me dhëmbët e tyre dhe vuanin nga sëmundjet e zgavrës së gojës, shkruan revista shkencore britanike “Ifl Science”.

Tre copa rrëshirë thupër të përtypur, e cila u përdor si ngjitës gjatë epokës së gurit, u zbuluan në vitet 1990 në një vend të quajtur Huseby Cleve.

Në bazë të hulumtimit u konstatua se mosha e sedimentit në të cilin janë gjetur mostrat është midis 9540 dhe 9890 vjet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume