Tammy Ziv, ambasadore e Izraelit në Kosovë, u deklarua rreth marrëveshjes për heqjen e vizave për kosovarët.

Ambasadorja Ziv, shkruan në “X”, se qytetarët do të njoftohen me kohë sapo vendimi të hyjë në fuqi.

E njëjta shton, se ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit për këtë marrëveshje.

“Më pak se tri vjet pas vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve tona, Qeveria e Shtetit të Izraelit ka vendosur të miratojë marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës. Të dyja ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Shpresoj që ky moment historik i veçantë në marrëdhëniet tona dypalëshe do të nxisë më tej bashkëpunimin në rritje midis vendeve tona dhe do t’i afrojë qytetarët tanë”, është shprehur ajo, transmeton Express.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume