Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Kijevë të Malishevës.

Aksidenti ka ndodhur në ora 18:30 dhe si pasojë e tij kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete udhëtarësh si dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume