Serbët e zhvendosur nga Kosova vendosën një bllokadë në qytetin e Rudares, në jug të Serbisë, pranë pikës kufitare në Merdar.

Trafiku është bllokuar nga një kamion që ka bllokuar rrugën.

Sipas mediave, organizator i bllokadës është Shoqata e serbëve të shpërngulur nga Kosova.

Komunikacioni është i bllokuar për të gjitha veturat, ndonëse fillimisht ishte paralajmëruar se nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të pengohet kalimi i veturave që drejtohen nga shqiptarë të Kosovës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje udhëtarëve që, për shkak të bllokimit të rrugës, të përdorin pikëkalimet kufitare tjera për qarkullim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume