Gjashtëdhjetë e katër vjeçari banor i një fshati të Gostivarit, dje (08-shkurt) në ora 15.40 në SPB Tetovë ka raportuar se vitin e kaluar kishte kontaktuar personin A.N. nga Shkupi i cili i kishte premtuar atij t’i siguronte një çertifikatë të kalimit të provimit gjuhës gjermane për kunëtën e tij dhe atij i kishte paguar 1800 euro për shërbimin. Personi më vonë i kishte dhënë një certifikatë, por dokumenti kishte qenë i falsifikuar, pas së cilës e kishte kuptuar se ishte mashtruar. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.TS