Detajet nga vrasja/ Ekonomisti dhe pronari i firmës u qëlluan me automatik, ja kush ishte objektivi!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurez, Kurbin, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, ku në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë 70-vjeçari Selman Mihana, i cili ishte ekonomisti i firmës, ndërsa është plagosur pronari i firmës 51 vjeç Ardian Gjeloshi i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Zv drejtori i krimeve Gentian Berberi: Dyshohet se është qëlluar me automatik, nuk mund të jap detaje të tjera. Po hetojmë të gjitha konfliktet dhe mosmarrëveshjet që ka personi i cili është tentuar të vritet. Objektivi i atentatit është personi i cili ka mbetur i plagosur. Fatmirësisht është në gjendje të mirë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.