Mediat amerikane i kanë dhënë jehonë vdekjes së skiatores në Brezovicë.

Skiatorja e njohur amerikane Katherine “Kasha” Rigby vdiq pas një orteku gjatë skijmit në Brezovicë, raporton Sinjali.

Për këtë ka raportuar edhe mediumi, Fox News.

Në mediat amerikane dhe ndërkombëtare thuhet se Rigby ka qenë pjesëmarrëse në shumë gara amerikane dhe ndërkombëtare.

54 vjeçarja ndërroi jetë pasditen e të mërkurës në zonën “Foleja e Shqiponjave” në Brezovicë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume