Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe kandidati i opozitës shqiptare për president, Arben Taravari që vazhdimisht thirret në ndryshim ka shpallur konkurs në nëntor të 2023 për punësime të përkohshme.

Sipas “Open Finance”, Taravari ka lëshuar 33.040.000 milionë denarë për agjencinë që do të angazhohet për punësime të përkohshme.

Nëse 33.040.000 milionë denarë i konvertojmë në euro, vijmë në përfundim, se kreu i shkarkuar i ASH-së, Arben Taravari ka lëshuar 537.235.772 euro për punësimin e militantëve partiak.

Ky denoncim ka ardhur në adresën elektronike të portalit indeks.mk nga një qytetarë që dëshiron të mbetet anonim.

Sipas denoncuesit me këto mjete Taravari pritet të punësoj afërsisht 1100 aktivist me rrogë prej 30.000 denarësh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume