Një pacienti të moshuar në Maqedoni i është hequr një gur nga fshikëza e urinës me madhësi prej 8 centimetra. Bëhet fjalë për gurin më të madh që është nxjerrë në Maqedoni në 20 vitet e fundit.

Dr.Azim Musa nga Klinika Universitare e Urologjisë “Nënë Tereza” ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video dhe foto të procedurës kirurgjikale të heqjes së gurit, i cili i ngjan një veze të madhe.

“E kemi hequr gurin nga fshikëza urinare, rreth 8 cm. Ky është më i madhi në 20 vitet e fundit”- shkruan doktori sipër postimit në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume