“Ali Ahmeti sjell lajmin e madh”, ishte posteri i cili tashmë disa ditë u bë viral nëpër rrjetet sociale, duke u shpërndarë masovikisht nga përkrahësit e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Mirëpo, sot u bë e ditur data dhe ora kur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do e jap këtë lajm të madh.

Nesër, e enjte, në ora 11:00 përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në Facebook, Ahmeti do ta kumtoi lajmin e madh.

Informacioni është bërë i ditur nga zyrtarë dhe aktivistët e BDI-së në rrjetet sociale.

Theksojmë se njejtë si fushatat e mëparshme paralajmëruese të BDI-së, siç ishin Agjenda e gjelbër apo Kryeministri shqiptar, edhe Lajmi i madh i Ahmetit ka nxitur kureshtje dhe interesim tek opinioni dhe mediumet vendore dhe të rajonit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume