Politika (politikanët), që për tri dekada me radhë vazhdojnë ta festojnë 3 Marsin, ditën e Marrëveshjes së Shën Stefanit, të pushtimit rusomadh të Gadishullit Ilirik (përmes Bullgarisë), edhe të Maqedonisë dhe trojeve të tjera shqiptare, si Dita e Komunës së Tetovës, e qendrës më të madhe historike të rezistencën kombëtare dhe aktualisht qendrës kryesore politike të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, pavarësisht se cila parti politike e shqiptarëve ka qenë në pushtet dhe me cilët partnerë të koalicioni të partive të tjera joshqiptare. Politikanët e tillë nuk mundin ta ndryshojnë fatin dhe të ardhmen e popullit shqiptar në këtë shtet, as të banorëve të tjerë, përderisa nuk e kuptojnë nde se ata janë faqja e zezë e historisë politike të periudhës së demokracisë në shtetin e pavarur të Maqedonisë Veriore!
Poshtëshënim:
Do të kisha dashur që, cilido nga liderët aktualë të partive politike të shqiptarëve, apo cilido nga doktorët e shkencave të historisë nga radhët e shqiptarëve vendës, t’i pohojë ose t’i demantojë këto fakte! Heshtja është bashkëfajësi dhe pohim!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume