Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është në pritje të raporteve finale sa i përket vdekjes së katërvjeçares në Gjakovë, e cila dyshohet se ka vdekur nga neglizhenca e e mjekëve në spitalin e Gjakovës.

Ai tha se ka kërkuar raporte nga ShSKUK-ja e nga Spitali i Përgjithshëm, “Isa Grezda” në Gjakovë për lëshime eventuale dhe u shpreh se pa i parë këto, nuk mund të jap më shumë detaje.

Vitia tha për EO se pas këtij informacioni, Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në terren dhe së bashku me institucionet përgjegjëse janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.

“Natyrisht, na ka prekur të gjithëve se një rast shumë i rënd dhe jemi jashtëzakonisht shumë të pikëlluar. Me marrë vesh kam kërkuar menjëherë te drejtoria e SHSKUK-së raporte nga Spitali i Përgjithshëm i ‘Isa Grezda’ në Gjakovë dhe nga të gjitha institucionet e nivelit sekondar dhe terciar që kanë trajtuar vajzën katërvjeçare në të njëjtën kohe Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në këto institucione dhe është edhe sot aktiv në këtë drejtim dhe të njëjtin kohë po presim raporte e fundit nga ekspertiza mjeko ligjore për të dhënë pastaj edhe për të pasur të gjitha informacionet e sakta në fund”.

“Për momentin natyrisht çka do që mund të them mund të gaboj sepse pa raportet që i përmenda dhe pa ekspertizën mjeko-ligjore po edhe hetimet nga njësia hetuesisë dhe prokuroria nuk mund të përgjigjem nëse ka pas diçka në këtë drejtim”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume