Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe VV-në, për siç tha ajo, kacafytjet e tyre me ShBA-në dhe BE-në.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se kacafytjet e tyre publike herë me ShBA-në, herë me BE-në u kanë sjellur vetëm një të mirë – “po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme”.

Tutje, Çitaku përmendi edhe emërimin e drejtorit të ri të KEK-ut, për të cilin tha se është zyrtar i VV-së, njofton Klankosova.tv.

Lexoni të plotë postimin:

Kryeministri dhe eksponentët e VV vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët.

Kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në u kanë sjellur vetëm një të mirë. Po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.

Dje një zyrtar i VV-së u emërua drejtor i KEK-ut. Kjo pas arrestimit të ish Drejtorit, i cili poashtu ka qenë zyrtar i VV-së.

Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompenzuar mungesën e sukseseve në qeverisje , dhe për të mbuluar skandalet.

Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume