Grupi parlamentar i LSDM-së do të dorëzojë ndryshime për të gjitha ligjet me të cilat rregullohen pagat e funksionarëve që të mos rriten pagat e këtyre personave, paralajmëroi sot lideri i partisë Dimitar Kovaçevski.

“Gjetëm një zgjidhje të qëndrueshme kushtetuese me të cilën nuk do të rriten pagat e funksionarëve me nivelin e ri të pagës mesatare. Me këtë zgjidhje koefecientët ekzistues do të zvogëlohen me çfarë pagat e të gjithë personave të emëruar dhe të zgjedhur nuk do të rriten” deklaroi Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në Tetovë.

Vitin e kaluar në mars me vendim të Gjykatës Kushtetuese me të cilin u shfuqizua neni 4 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën dhe kompensimeve të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar u shkrinë pagat e personave të zgjedhur dhe të emëruar dhe u rritën për 78 për qind.

Pas reagimeve n opinion, Qeveria formoi një grup pune që duhej të gjejë zgjidhje. Përfqësuesit qeveritarë më pas theksuan se nevojiten ndryshime të shtatë zgjidhjeve ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume