Do t’i pranonim të gjitha vendimet e gjykatës sepse jemi të sigurt që e kemi shumicën si në Kryesinë Qendrore ashtu edhe në Kuvendin Qendror dhe në mesin e delegatëve të Kongresit, thotë Arben Taravari për përçarjen në Aleancën e Shqiptarëve, përcjell tvklan.mk.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Taravari thotë se fraksioni në parti që e përkrah Ziadin Selën ka disa muaj që është afër BDI-së dhe shton se është qëndrimi i tyre legjitim që ai e respekton. Ai pretendon se pas kongresit nuk ka pasur takim me Selën.

Ai thotë se me gjasë do të nisë procedura gjyqësore dhe se kanë dorëzuar dokumentacionin e tyre. Sa i përket pasurisë që ka partia, Taravari tregon se me Selën janë marrë vesh, që ai ta shfrytëzojë zyrën në Tetovë, kurse krahu i Selës zyrën në Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume