Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 në Londër.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se bashkë me të do të marrë pjesë edhe ministri i Financave, Punëves dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Për më tepër ky është samiti i gjashtë i BERZh-it, ku qëllimi i kësaj ngjarjeje është identifikimi i mundësive për investim dhe për projekte rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume