Roli i Presidentit të RMV-së, sipas Bujar Osmanit të BDI-së, është një lloj kompasi moral i shtetit. Presidenti, siç thotë Osmani, në 30 vitet e fundit në vend, ka qenë burim krizash. procedura e zgjedhjes së Presidentit në RMV, sipas Osmanit ka një defekt organik. Kjo sepse, sipas tij, në Maqedoni zgjedhja e presidentit i përshtatet shteteve me sistem presidencial.

“E shoh si një ind lidhës i narrativave kundërthënëse etnike dhe politike, që duhet t’i mbajë bashkë të lidhura në një harmoni. Dhe e treta, e shoh si një de-eskalues i polarizimeve të vazhdueshme etnike, politike që e mbajnë peng këtë shtet ndër vite”, tha mes tjerash Bujar Osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume