Nën organizimin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, respektivisht nga shefi i Zyrës, ambasadori Jetish Jashari, u organizua kremtimi i 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Shënimi i përvjetorit të 16 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd ishte i veçantë, me simbolikë dhe shumë domethënës.

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginë, Ardita Sinani, e cila poashtu ishte e pranishme në ceremoni tha se “njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë”.

“Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Sinani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume