Nuk është vetëm Gordana Siljanovska, por edhe Hristijan Mickoski është krenar për një foto me eurodeputetin bullgar Andrej Kovaçev, akuzojnë nga LSDM.

“Andrej Kovaçev është një mohues i njohur i popullit maqedonas. Ai tha publikisht se Goce Dellçev është bullgar, se vëllezërit Milladinovci kanë shkruar këngë popullore bullgare, se historia jonë është e falsifikuar.

Çfarë ka të përbashkët Mickoski me Kovaçevin?

A pajtohet Mickoski me deklaratën e Kovaçevit për “Zbornikun” e vëllezërve Miladinovci?”, pyesin nga LSDM.

Nga atje thonë se VMRO-ja bullgare dhe maqedonase po punojnë në dëm të shtetit, po bëjnë gjithçka për të bllokuar perspektivën evropiane të Maqedonisë

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume