Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se shënojnë arritjet e grave dhe vajzave si dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.

Osmani tha se sot kujtojnë të gjitha ato gra e vajza që s’janë në mesin tonë, e të cilat sipas saj, u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

“Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume