Komuna e Prishtinës ka dalë me njoftim paralajmërues dhe për kujdes nga erërat e forta.

Komuna bën me dije se erërat po fryjnë me shpejtësi 70 km/h, dhe iu bën apel qytetarëve të kenë kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, njofton Klankosova.tv.

“Të nderuar qytetarë,  Ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume